Bob Dole ngrihet nga karroca për të nderuar George H.W. Bush

Bota December 05, 2018 - 11:22
Heroi i shpreh nderime heroit

Ish-senatori Bob Dole, një mik i dëshmuar i shqiptarëve, i shprehu nderimet e tij presidentit të ndjerë George H.W. Bush të martën pasdite duke u ndihmuar të ngrihet nga karroca e tij për të shprehur homazhe pranë arkivolit të shokut të tij, raporton zeri.info

Image

95 vjeçari nuk mund të ecë më. Një ndihmës e ngriti atë nga prapa, në mënyrë që ish senatori mund të qëndronte drejt në këmbë për të nderuar Bushin e vjetër, një veteran i Luftës së Dytë Botërore.

Dole më pas ishte ulur në karrocën e tij për disa momente dhe sytë e tij u mbushën me lot ndërsa shikonte në arkivolin e mbuluar me flamur që përmbante kufomën e shokut të tij të Gjeneratës më të Madhe.

Ata kishin një betejë të hidhur mes veti për nominimin presidencial të GOP 1988, por më vonë u bënë miq./Zeri