Dyshja e mundshme që do të përballet në zgjedhjet presidenciale 2020

Bota December 04, 2018 - 11:59
Zgjedhjet presidenciale 2020
Image

Që tash kanë filluar kampanjat dhe hipotezat se kush do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale 2020.

Njëri nga zëdhënësit e partisë demokratike amerikane dhe pjestar i fondacionit Clinton ka treguar që e kandiduara demokrate e cila u përball në garë me Trump do të garojë prapë për presidente në vitin 2020.

Gjithsesi sipas analistëve një gjë e tillë, apo një nominim tjetër do të jetë i vështirë për të pasi këtë herë pritet që një democrat tjetër ta marrë nominimin e partisë.

Sipas analistëve kandidati favorit për të qenë i nominuari democrat është Joe Biden, i cili ka shërbyer si Zëvendës President gjatë administrimit Obama.

Të tjerë që do të kandidojnë për të njëjtin nominin në kuadër të demokratëve me gjasë do të jetë prapë senatori Bernie Sanders, kongresmeni Robert Francis "Beto"O'Rourke, senatorja Kirsten Gillibrand, dhe senatorja Elizabeth Warren.

Kurse nga partia republikane ai që po njihet si favorit është lideri I partisë Paul Ryan, edhe pse ai vet nuk e ka bërë të ditur nëse do të garojë apo jo.

Kandidimi I tij është kërkuar edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas sondazheve të bëra nga të bëra nga Washington Times ai është kandidati më I mirë për këtë post. Ryan ka qenë bashkëkandidati i Mitt Romney gjatë zgjedhjeve 2012.

Republikanë të tjerë që do të kandidojnë duke kërkuar niminimin e partisë, përvec presidentit të tanishëm Trump, janë Bob Corker,Larry Hogan,John Kasich, dhe Bill Kristol.

 Kandidatë që kanë refuzuar që do të kandidojnë janë ambasadorja Nikki Haley, Jeb Bush dhe Greg Abbott.

 Zgjedhjet presidenciale 2020 do të mbajen me 3 nëntor 2020./Rrona Jaka/Zëri