Homazhe për George H.W. Bush në Capitol Hill

Bota December 04, 2018 - 11:11
Lexoni më shumë detaje

Elita politike e Uashingtonit, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania, i bënë respektin e fundit ish-presidentit të ndjerë George H.W. Bush, në vazhdën e ceremonisë shtetërore në Capitol Hill të Uashingtonit.

Image
Image

Trump bëri një vizitë të shkurtër përreth arkivolit, pikërisht në hapësirën e lejuar për publikun për të bërë nderimet ndaj ish-presidentit, përpara se ai të prehet në banesën e fundit ditën e mërkurë. Bushi i vjetër, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 94-vjeçare, do të prehet më pas në shtëpinë e tij në Teksas, përkrah ish-bashkëshortes gjithashtu të ndjerë, Barbara Bush.

Image
Image

Arkivoli i tij u zhvendos më herët nga Teksasi përmes një ceremonie me 21 të shtëna armësh, për t’u dërguar në Uashington në bordin e “Air Force One”, i mbiquajtur përkohësisht “Special Air Mission 41” në shenjë homazhi ndaj presidentit të ndjerë.

Image