E mërkura ditë zie për Bushin

Bota December 02, 2018 - 08:29
Lexo detajet

Ish-presidenti i 41-të amerikan, George W. Bush ka ndërruar jetë dje në Hjuston në moshën 94-vjeçare. Me këtë rast presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka vendosur që 5 dhjetori ( E mërkure) të jetë ditë zie në SHBA, transmeton “Zëri.info”.

Çifti Trump është njoftuar që do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet në Katedralen Kombëtare në Uashington, njofton Shtëpia e Bardhë.

Bush ishte një kontribues i madh për pavarësinë e Kosovës dhe njëri ndër miqtë më të mirë të saj. /ZËRI