Turisti amerikan ‘sheh vdekjen me sy’ në Zvicër

Bota November 29, 2018 - 21:16
Lexo detajet

Një turist vendosi të provonte për herë të parë që të lëshohej në qiell me deltaplan, teksa vizitonte Zvicrën, por piloti harroi t’i lidhë litarin, duke i dhuruar kështu një përvojat më të tmerrshme të jetës.

Amerikani Chris Gursky, fotograf, shpërndau në internet videon e tmerrit ku ai shihet të përjetojë vdekjen për pothuajse katër minuta.

Pasi deltaplani u ngrit në ajër, turistit i mbeti vetëm të kapej me duar përgjatë gjithë fluturimit. Piloti u përpoq të ulej më herët, por ishte e pamundur, transmeton “TCH”.

Pas rënies, turisti theu kyçin dhe u detyrua t’i nënshtrohet një operimi, si dhe kishte këputur muskujt e krahut teksa mbante gjithë peshën e trupit me njërën dorë