Hillary Clinton: Trump, pjesë e mbulimit të rastit Khashoggi

Bota November 29, 2018 - 10:32
Lexoni më shumë detaje

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit dhe kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA, Hillary Clinton, lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi tha se "Kemi një president (Donald Trump) i cili është pjesë e mbulimit të ngjarjeve të ndodhura gjatë vrasjes së Khashoggit në konsullatë", transmeton Anadolu Agency.

Hillary Clinton me bashkëshortin e saj ish-presidentin amerikan Bill Clinton kanë mbajtur fjalim në Toronto të Kanadasë, ku Hillary Clinton ka përmendur qëndrimin e Trumpit në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

"Presidenti amerikan Trump ka frikë të përballet me Arabinë Saudite për çështjen Khashoggit. Kjo situatë, nuk ka të bëjë me marrëveshjet e biznesit të SHBA-së, por me lidhjet e tij personale. Nuk e dimë se sa janë interesat komerciale me Mbretërinë e Arabisë Saudite, të kompanive, familjeve, presidentit dhe dhëndërrit të tij Jared Kushner", tha ajo.

Pasi u zbulua se gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll nga një grup i ardhur nga Arabia Saudite marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite u vendosën në fokusin e rishikimit.

Trump në njërën anë ka thënë se mund të vendosen sanksione ndaj Arabisë Saudite ndërsa në anën tjetër ka dhënë sinjalin se nuk dëshiron prishjen e marrëdhënieve dypalëshe, duke mbrojtur idenë për shitjen e armëve në vlerë prej 110 miliardë dollarë për Arabinë Saudite si dhe investimet e këtij vendi në SHBA.

Po ashtu edhe afërsia e Kushnerit, dhëndërrit të Trumpit me princin saudit Muhammed bin Selman janë bërë temë e kiritikave të shpeshta.