Tensione në Indonezi pas tërmetit shkatërrues

Bota October 02, 2018 - 09:19
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Njerëzit në Palu të Indonezisë janë në nevojë gjithnjë e më të madhe për ndihmë, pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues që goditën qytetin e tyre.

Furnizimet e ujit, ushqimit dhe karburantit janë të pakta dhe me rrugë të dëmtuara është e vështirë të dërgohet më shumë ose të arrihet në zonat më të largëta.

"Kushtet janë të tmerrshme", tha Ridwan Sobri, një zëdhënës i Kryqit të Kuq indonezian.

Korrespondentët në qytet thonë se kanë parë policinë të ketë shtënë në ajër dhe të ketë përdorur gaz losjellës ndaj turmave që bënin përpjekje të merrnin artikuj nga dyqanet.

Së paku 844 njerëz u koonfirmuan të vdekur nga katastrofa e së premtes.

Zyrtarët thonë se shifra përfundimtare mund të jetë në mijëra.

Në mesin e të vdekurve janë 34 studentë indonezianë, trupat e të cilëve u gjetën nën rrënojat e një kishe.

Ka frikë se disa të mbijetuar mund të jenë ende të bllokuar nën rrënojat e saj dhe të ndërtesave të tjera.

Tërmeti prej 7.5 shkallësh të Richterit ndodhi më 28 shtator në një thellësi prej 10 kilometrash, duke shkaktuar cunami. /REL