Merkel nuk shkon në darkën presidenciale të organizuar për Erdoganin

Merkel nuk shkon në darkën presidenciale të organizuar për Erdoganin

Bota shtator 25, 2018 - 17:46
Lexo tjera detaje

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është duke zhvilluar vizitë zyrtare një javore në Gjermani.

Por disa politikanë kryesorë gjerman, duke e përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel e kanë refuzuar ftesën për darkë. Kështu të paktën thuhet në gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Në shkrimin e gazetës thuhet se kancelarja Merkel nuk merr pjesë në të gjitha takimet presidenciale, ku hera e fundit që mori pjesë ishte gjatë vizitës së mbretëreshës Elizabeth II, në vitin 2015.

Kryetari i Partisë së Demokratëve liberale (FDP) Christian Lindner, i tha të përditshmes  “Rainsche Post se nuk dëshiron të jetë pjesë e propagandës së Erdoganit.

Disa nga politikanët tjerë thuhet se nuk po marrin pjesë pasi që presidentin turk “po i shkatërron themelet e demokracisë”.