Meksikë: Një person i maskuar si kitarist, lë të vdekur tre persona

Bota September 15, 2018 - 21:36
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Një person i armatosur i veshur me veshje tradicionale të muzikantëve më kitarë që njihet si "mariaçi", ka lënë të vdelur tre persona dhe të plagosur të paktën shtatë, në kryeqytetin meksikan.

I dyshuari ka hapur zjarr në një udhëkryq tek Plaza Garibaldi, një atraksion turistik me shumë kafene ku dëgjohet mariaçi. Pas sulmit, i dyshuari është larguar me motoçikletë.

Plaza Garibaldi gjindet afër zonës Tepito, që njihet për bandat e drogës.

Tepito është përballur me dhunë gjatë muajit të kaluar, për shkak se lideri i këtij grupi, Roberto Moyado Esparza, është arrestuar.

Numri i vrasjeve në qytetin meksikan, është rritur që nga viti 2014. /REL