Papa në takim për skandalin seksual të kishës në Kili

Bota August 11, 2018 - 20:54
Lexoni më shumë detaje

Papa Françesku ka takuar në Romë një peshkop kilian dhe avokatin e viktimave për të diskutuar rreth skandalit të dhunës seksuale të një kishe në Kili, shkruan Reuters.

Ata diskutuan në lidhje me masat që janë duke u ndërmarrë dhe çfarë duhet të bëhet më tej.

Peshkopi Juan Ignacio Gonzalez nga San Bernardo dhe Ana Maria Celis Brunet, kryetare e Këshillit Kombëtar Kilian për Parandalimin e Abuzimit dhe Socializimin e Viktimave, ishin ata që u takuan me kreun e katolikëve, thuhet në një deklaratë, përcjell Klan Kosova.

Skandali tronditës kishte ndodhur në qershor në një kishë në shtetin amerikano-jugor.

Një raport 2300 faqesh ishte dërguar në Vatikan nga 34 peshkopë kilianë. Aty thuhej se zyrtarët kishtarë ishin munduar t’i fshihnin abuzimet e tyre.

Prokurori kilian, Emiliano Arias, të enjten tha se peshkopi Santiago Silva është bastisur si pjesë e hetimeve për abuzim seksual.