U dhunua seksualisht, studentja mbyt vetën

Bota August 11, 2018 - 18:13
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Vdekja e 23 vjeçares që mbyti vetën pasi dy muaj më parë tha se ishte dhunuar seksualisht, ka ngjallur zemërim të madh kundër dhunës seksuale në Afrikën e Jugut, shkruan CNN.

Khensani Maseko, një studentet e Universitetit Rhodes në Grahamstown, kishte deklaruar se është dhunuar nga një koleg i saj në muajin maj, sipas deklaratës që ka leshur universiteti.

Me 3 gusht, ditën që ajo vendosi t’ia marrë jetën vetës, kishte vendosur një shkrim të koduar në faqen e saj në rrjetin social.

“Askush nuk meriton të dhunohet”, kishte shkruar ajo në një postim në Instagram, me një pikturë në të cilën besohet se tregohej data e saj e lindjes dhe data e asaj dite – e vdekjes së saj.

I dyshuari për dhunimin e saj është suspenduar nga universiteti, por policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e tij.

Statistikat tregojnë se dhuna seksuale në Afrikën e Jugut është tejet e lartë dhe një problem serioz.

138 në çdo 100.000 gra në këtë vend raportohet të kenë përjetuar dhunë seksuale gjatë viteve 2016-17, sipas Shërbimit për Statistika Kombëtare në Afrikë.

“Kjo shifër është ndër më të lartat në botë. Për këtë arsye disa e kanë quajtur Afrikën e Jugut ‘kryeqyteti i dhunimeve në botë’”.

Krahasuar këtë shifër me Zvicrën ku ka 6.4 raste të dhunës seksuale në 100.000 femra, shifrat në Afrikë dalin të jenë tmerruese.

Gjithashtu në Afrikë është shumë i njohur edhe fenomeni i vrasjes së grave për shkakun e vetëm se janë gra – femicide.

Në Kosovë ende nuk ka të dhëna zyrtare për rastet e ngacmimeve seksuale – por sidomos kohëve të fundit ka dalë në sipërfaqe se dhuna në përgjithësi ndaj grave dhe në veçanti dhuna seksuale është shumë e përhapur edhe në vendin tonë, njofton Klan Kosova.

Image

Image

Image

Image