Pas propozimit të Macron, Franca heq fjalën ‘racë’ nga Kushtetuta

Pas propozimit të Macron, Franca heq fjalën ‘racë’ nga Kushtetuta

Bota korrik 13, 2018 - 12:40
Lexo detajet

Asambleja Kombëtare Franceze vendosi njëzëri të heqë fjalën "racë" nga Kushtetuta. Në artikullin e parë të Kushtetutës se Francës thuhej se Franca garanton "barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina, raca ose feja e tyre". Ishte presidenti Makron që propozoi rishikimin e këtij paragrafi.

Me ndryshimet e bëra, artikulli i Kushtetutës thotë: "Pavarësisht nga gjinia, origjina apo feja".

Deputetët u pajtuan me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe partinë e tij LREM se termi "racë" është i vjetruar. 

Ai ishte në kushtetutë që nga viti 1946 dhe u prezantua për të kundërshtuar teoritë racore të nazistëve. /Express