Merr fund kriza e koalicionit në Gjermani, Merkel arrin marrëveshje me Seehofer

Bota July 02, 2018 - 23:26
Detajet

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka rënë dakord për një marrëveshje pasi kërcënoi të japë dorëheqjen pas një çarje për politikën e azilit me konservatorët e kancelares Angela Merkel.

DW ka zbuluar pikat kryesore, ku dy liderët kanë rënë dakord. Seehofer është njëkohësisht kreu i partisë së koalicionit CSU.

Guri themeltar i të ashtuquajturit "master plan" i Seehofer insiston në refuzimin e hyrjes për emigrantët, të cilët tashmë janë regjistruar në një vend tjetër të BE

Masa shihet nga shumë njerëz si një shkelje e ligjit të BE dhe Konventës së Gjenevës për të Drejtat e Refugjatëve.

Merkel dhe Seehofer janë takuar në zyrën e presidentit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble, dhe ishte ky i fundit që është përpjekur të ndërmjetësojë dhe me sa duket ia ka arritur.

Ata bënë një marrëveshje të minutës së fundit, duke rënë dakord që Seehofer të qëndronte në detyrën e tij dhe të ngriheshin qendra tranziti në kufirin gjermano-austriak për emigrantët.