Macron kundërshton zgjerimin e BE-së me anëtarë të rinj

Bota April 17, 2018 - 13:42
Goditja e radhës për vendet e Ballkanit

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Bashkimi Evropian nuk duhet të pranojë asnjë shtet të ri anëtarë derisa blloku 28-vendesh të jetë më i integruar dhe të pësojë reforma tërësore, transmeton "Zeri.info".

Macron u ka thënë ligjvënësve të BE-së se ai dëshiron të ankorojë vendet e Ballkanit Perëndimor në projektin evropian, por tani nuk është koha për të lejuar askënd të bashkohet.

Presidenti francez tha tutje se: "Unë do të mbështes pikërisht një zgjerim kur fillimisht të ketë një reformë të thellë të Evropës sonë. Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë, por nuk dua që një Evropë, që funksionon me vështirësi me 28 dhe nesër me 27 anëtarë, të vendosë që ne të mund të vazhdojmë jashtë ritmit, të jemi nesër 30 ose 32 anëtarë, me të njëjtat rregulla", shkruan “The Washington Post”, transmeton zeri.info

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit do të takohen muajin e ardhshëm për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit të paqëndrueshëm, por blloku 28-vendesh, bazuar në deklaratën e presidentit francez, duket se nuk ka gjasa (në të ardhmën e afërt) të ftojë ndonjë vend në rajon që t’i bashkohet./Zeri