Ndryshe nga Kosova, ja cili shtet refuzoi dëbimin e gylenistëve

Bota April 02, 2018 - 09:32
Ja cili shtet refuzoi dëbimin e gylenistëve

Ajo që shteti i Kosovës bëri me arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq të Kolegjit Mehmet Akif, ishte një nga aktet më të padenja dhe tinzare në shërbim të presidentit Erdogan.

Ky i fundit falenderoi publikisht Hashim Thaçin për zbatimin e porosive të ardhura nga Ankaraja, duke qartësuar edhe më shumë rolin e presidentit të Kosovës në këtë histori.

Pabesia ndaj 6 shtetasve turq i vuri një njollë të madhe udhëheqjes politike kosovare dhe shtetit të Kosovës në raport me të drejtën sovrane dhe atë ndërkombëtare.

Një shembull analog i asaj që ndodhi mes Kosovës dhe Turqisë është përplasja mes Ankarasë dhe Athinës për çështjen e 8 ushtarakë e që dezertuan në Greqi pas grushtit të shtetit.

Ajo që ndryshon është përgjigjia e keyeministrit grek Cipras ndaj thirrjeve dhe akuzave të Erdogan.

Athina i ka kërkuar presidentit turk të sillet konform postit që mban dhe jo të dublojë drejtësinë.

“Në qoftë se presidenti turk kishte diçka për të thënë për  8 ushtarakët, ai pati rastin t’ia thoshte privatisht kryeministrit grek apo edhe publikisht gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë.

Sot ai zgjedh të vazhdojë një rrugë të pakuptueshme e të rrëshqitshme të sulmeve provokuese.

Greqia është një shtet ligjor dhe ka një kryeministër i cili i respekton dhe i njeh procedurat e drejtësisë greke dhe jo një Sulltani që imponon vendimet e tij”, thuhet në reagimin e djeshëm të qeverisë greke.

Më parë herët Erdogan i veshur i veshur si ushtarak akuzoi Greqinë dhe kryeministrin e saj se po mbrojnë njerëzit që fshihen pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016.

LEXO EDHE: Pas Haradinajt, Erdogan e ‘godet’ edhe këtë kryeministër

“Ju e dini, disa njerëz u përpoqën të më vrasin dhe ikën në Greqi me helikopter.

Zoti Tsipras, me të cilin kisha folur, më tha se brenda 10-15 ditësh do të zgjidhte këtë çështje .

Vitet kanë kaluar dhe madje ata janë akomoduar”, deklaroi Erdogan./Express