Mattis: Kanalet e komunikimit me Turqinë janë të hapura

Bota February 15, 2018 - 13:48

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha se "NATO dhe SHBA, po përpiqen për të eliminuar shqetësimet legjitime të sigurisë që i ka Turqia", raporton AA.

Në një konferencë për media pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, Mattis tha se bëhet fjalë për një kaos në kufirin e Turqisë me Sirinë dhe se NATO dhe SHBA, po përpiqen për të eliminuar shqetësimet legjitime të sigurisë që i ka Turqia".

Duke vënë në dukje se janë të hapura kanalet e komunikimit me Turqinë, Mattis tha: "Mendoj se kemi gjetur një bazë të përbashkët, por kemi disa pika për të cilat nuk kemi mendime të njëjta".

Mattis tha se ministri turk i Mbrojtjes Nurettin Canikli ka vazhduar të japë informacione ndaj 29 vendeve dhe se ata do të vazhdojnë të punojnë për bashkimin.