Kamioni i mbushur me bombola gazi futet dhe shpërthen në mes të turmës

Bota February 03, 2018 - 12:08

Një kamion është futur në turmën e njerëzve në Shngai duke lënë të paktën 18 vetë të plagosur, siç raporton BBC.

Nga këto 18 të plagosurit 3 prej tyre janë në rrezik për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 me orën lokale, tek “Sheshi i popullit”, moment edhe kur ai është më i ngarkuar me vizitorë.

Kamioni ka shpërthyer në flakë menjëherë pas përplasjes, pasi sipas dëshmitarëve ai kishte të ngarkuara bombola gazi.

Policia vendase po heton mbi incidentin, për të marrë vesh shkaqet.

Image