Dy të vdekur e dhjetra të lënduar pas tërmetit 7.1 ballësh në Peru

Bota January 14, 2018 - 17:46

Një tërmet me magnitudë 7.1 shkallësh ka goditur Perunë.

Për pasojë dy persona deri tash raportohen të vdekur kurse 65 tjerë kanë pësuar lëndime, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Dridhjet e tërmetit janë dëgjuar në 04:18 sipas kohës lokale të kësaj së diele.

Epiqendra ka qenë në Oqeanin Paqësor dhe raportohet se dridhjet mund të jenë ndjerë deri në 36 kilometra .

Autoritetet e Perusë kanë njoftuar se ekziston frika që 17 minatorë mund të jenë zhdukur pas tërmetit.

Por më pas ka qenë ministri i Shëndetësisë së Peru-së që ka thënë se ekipet e shpëtimit në minierë kanë thënë se këta 17 minatorë nuk mungojnë.