Gjermania ndryshon kushtet për bashkimin familjar

Bota January 14, 2018 - 13:44

Krerët e CDU/CSU-se dhe të SPD ranë dakord të nisin zyrtarisht bisedimet për qeverinë. U miratua një dokument me 28 faqe, ku ka kompromise edhe për BE, për refugjatët për taksat, e shëndetësinë.

Numri i refugjatëve të rinj që do të pranohen në Gjermani, do të kufizohet në 180.000 deri në 220.000 në vit. Për refugjatët me status të kufizuar qendrimi, edhe bashkimi familjar pritet të jetë i kufizuar.

Martesa duhet të jetë bërë para arratisë. Dhe të mos jenë kryer vepra penale.
Kthimi i refugjatit të mos jetë caktuar për një kohë të afërt. 1000 vetë në muaj do te lejohen të bëjnë bashkim familjar.

Më tej: Gjermania do të kërkojë reformimin e BE dhe të Eurozonës. Qeveria pra do të paguajë edhe më shumë para në BE, për ta forcuar BE. Por nuk pritet të ngrihet një buxhet i posaçëm i Eurozonës, siç e kërkon presidenti francez Macron.

Në pagesat e punonjësve në Gjermani për sigurimin shëndetësor, u ra dakord që punëdhënësit të paguajnë në të ardhmen gjysmën e shumës që paguan punonjësi.
Më tej u ra dakord qe taksat në Gjermani te mos ngrihen, siç kërkonte Partia Socialdemokrate gjermane. SPD kërkonte që të ngrihej norma e tatimit për më të pasurit: nga 42 përqind në 45 përqind. Por kjo nuk do të ndodhë.

KUR PRITET TË FILLOJË PUNËN QEVERIA E RE GJERMANE

Po të përfundojnë me sukses negociatat zyrtare, deri tani kanë përfunduar vetëm sondazhet për negociata, qeverinë e re gjermane mund ta kemi nga fundi i shkurtit ose fillimi i marsit. Pra parashikimet janë për pranverën.

Në Gjermani vetë, nuk ka ndonjë padurim të madh, për formimin e qeverisë. Qeveria në detyrë e bën mirë punën. Ekonomia gjermane,siç u publikua këtë javë, shënoi një rritje prej 2.2 përqind në 2017-ën, Duke kaluar edhe parashikimet më optimiste për rritje. 

Njëkohësisht, padurimi në Evropë për formimin e qeverisë është rritur. Roli i Gjermanisë, si vendi më i madh dhe më i pasur i BE, bën që kjo mezi të pritet sidomos nga francezët. Në një kryeartikull, gazeta franceze Le Monde ankohej që propozimet e Macronit për thellimin e integrimit evropian mund të humbasin dinamikën, pa mbështetjen e Berlinit.