Korea e Veriut gati për luftë

Bota January 14, 2018 - 08:43

Regjimi në Korenë e Veriut po planifikon të gjunjëzojë ushtrinë amerikane në rast lufte. Pyetja që lind natyrshëm nëse një skenar i tillë bëhet realitet është, si do t’ia arrijë vendi i izoluar komunist qëllimit të tij?

Doktrina normale ushtarake thotë se në rast sulmi një agresor duhet të godasë aspektin numerik të trupave mbrojtëse në raportin 3 me 1.

Por kjo çon në një pyetje tjetër: që kur Koreja e Veriut është një vend “normal”?
Krerët e Ushtrisë Popullore Koreane besojnë se trupave të tyre u duhet vetëm një avantazh 2 njësi me 1 për të mundur trupat amerikane dhe ato koreano-jugore.

Sipas analizës së Michael Peck në revistën “Interesi Kombëtar”, regjimi i Penianit e beson me të vërtetë një gjë të tillë, me argumentin se mund të përdorë të njëjtat taktika që ushtria kineze përdori në Luftën Koreane, të cilat rezultuan të suksesshme.
Eksperti thotë se, Veriu beson se në nivel mesatar, një ushtar i tij është më i stërvitur fizikisht, mendërisht, ushtarakisht por edhe politikisht se çdo ushtar që mund vijë nga Jugu fqinj.

Sipas një studimi të ushtrisë amerikane mbi kapacitetet e forcave të armatosura të Penianit, një ushtar i tillë do të zgjidhte të luftonte deri në vdekje sesa të dorëzohej.

Studimi i titulluar “Koreja e Veriut dhe Taktikat Kërcënuese” u publikua në vitin 2015 nga Komanda Ushtarake e Përgatitjes dhe Doktrinës, në Shtetet e Bashkuara.

Por ndërsa Lufta Koreane daton në vitet ’50 rrjedhimisht lind pyetja e radhës: a do të funksionojnë taktikat e 70 viteve më parë në ditët e sotme?

Asokohe trupat koreano-veriore u përballën me një ushtri amerikane të drobitur dhe të papërgatitur, por sot ata do të përballeshin me trupa profesionale, armatime moderne dhe pajisje të sofistikuara.