Maqedoni, 14 për qind e qytetarëve kanë kërkuar ndihmë nga politikanët

Bota October 05, 2017 - 15:18

Qytetarët nga Ballkani Perëndimor, që kërkojnë shërbime nga partitë politike kanë për gjashtë herë mundësi më të mëdha t’i ekspozohen presionit që votën e tyre ta zëvendësojnë për para/shërbime në krahasim me ata që nuk kërkojnë ndihmë të tillë, tregon studimi rajonal i zbatuar në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor nga projekti INFORM, në të cilin nga Maqedonia merr pjesë Instituti për Demokraci “Societas Civilis” Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në pyetjen – “Nëse ndonjëherë u janë ofruar para ose shërbime në këmbim të votës suaj në zgjedhje?” Po janë përgjigjur 23 për qind e të anketuarve në Mal të Zi, 21 për qind në Shqipëri, 15 për qind në Bosnjë e Hercegovinë dhe 13 në Kosovë, tetë në Serbi dhe shtatë për qind në Maqedoni.

Në pyetjen – “Nëse ndonjëherë jeni drejtuar te ndonjë përfaqësues partiak për ndihmë”, 14 përqind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht në Maqedoni, 13 për qind në Malin e Zi, 10 në BeH, tetë në Kosovë dhe shtatë në Serbi, ndërsa shkallë më e ulët prej pesë për qind është vërejtur në Shqipëri.

Raporti “Jeta joformale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” i analizon strategjitë partiake për mobilizim të elektoratit bazuar në praktikat klienteliste.

Rezultatet nga raporti bazohen kryesisht në të dhënat nga anketa e zbatuar në një sërë vendesh nga Ballkanin Perëndimor në maj dhe qershor të vitit 2016, si dhe intervista gjysmë të strukturuara, punë etnografike në terren dhe hulumtime arkivore.