Burkina Faso, 17 të vdekur nga breshëria e armëve në një lokal

Bota August 14, 2017 - 12:40

Një masakër ka tronditur Burkina Fason, por jo më pak edhe opinionin publik ndërkombëtar.

Persona të armatosur hapën zjarr në një restorant turk, duke vrarë të paktën 17 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës së Ougadogusë, kryeqytet i shtetit afrikan. 

Pas një operacioni që zgjati për disa orë gjatë natës, policia ekzekutoi dy sulmuesit, të cilët dyshohet se janë ekstremistë islamikë. 

Vitin e kaluar, në një tjetër lokal pranë vendit të ngjarjes u vranë 30 persona nga një sulm i një grupi xhihadistësh.