Arabi Saudite, gjatë pelegrinazhit të Haxhit 31 të vdekur

Bota August 14, 2017 - 12:02

Të paktën 31 persona kanë vdekur mbrëmë, gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, transmeton AA-ja.

Agjencia saudite e lajmeve SPA, raportoi se të gjithë pelegrinët e ndjerë janë shtetas të huaj, por deri më tani nuk ka zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Haxhi është një nga detyrimet themelore fetare të muslimanëve, për çka këtë vit në Mekë dhe Medinë pritet ardhja e mbi dy milionë pelegrinëve.

SPA raporton se në Arabinë Saudite tashmë kanë arritur të paktën 620 mijë pelegrinë.