Pas inaugurimit, Trump do të bisedojë me Putinin

Pas inaugurimit, Trump do të bisedojë me Putinin

Bota janar 13, 2017 - 18:28

Michael Flynn, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit të ardhshëm amerikan, Donald Trump, muajin e kaluar ka biseduar në telefon me ambasadorin rus në SHBA, e raporton Reuters njoftimin e dhënë nga zëdhënësi i Trump, Sean Spicer.

Biseda është bërë me qëllim të planifikimit të një bisede telefonike në mes të presidentit të zgjedhur amerikan dhe liderin rus, Vladimir Putin.

Sipas këtij njoftimi, biseda telefonike planifikohet pas inaugurimit të Trumpit më 20 janar, transmeton rel.

Biseda telefonike e cila është bërë më 28 dhjetor ka ndodhur pas shkëmbimit të disa mesazheve telefonike në mes të Flynn dhe ambasadorit rus, për Krishtlindje.