Lufta e parë dhe sfida e madhe e Trumpit si president i SHBA-ve: SIRIA

Lufta e parë dhe sfida e madhe e Trumpit si president i SHBA-ve: SIRIA

Bota nëntor 11, 2016 - 19:09
Presidenti i Sirisë, Bashar al Asad është i gatshëm të bashkëpunojë me presidentin e porsazgjedhur amerikan, Donald Trump, ka deklaruar Butaina Shaban, njëra nga këshilltaret me të afërta të Asadit, shkruan “The Independent”.

“Mendoj se populli amerikan i ka dërguar mesazh të qartë, mesazh të madh botë”, ka thënë Shaban dhe ka shtuar se bashkëpunimi i dy presidentëve varet nëse politika e Donald Trumpit do t’i përmbush pritjet, transmeton lajmi.net.

SHBA-të në luftën e Sirisë mbështesin opozitën siriane që është kundër Asadit, si financiarisht ashtu edhe me logjistikë. Administrata e Obamës është përpjekur që Asadi të largohet nga pushteti, duke besuar se ky është kushti për vendosjen e paqes dhe përmbylljen e luftës që deri me tash janë vrarë rreth 400 mijë njerëz.

Trumpi gjatë fushatës zgjedhore ka paralajmëruar se si president i SHBA-ve do t’ua ndërpresë mbështetjen kryengritësve në Alepo. Kjo mund të ndikojë që forcat e Asadit, të përkrahura edhe nga aviacioni rus, mund ta shtrijnë pushtimin në pjesët tjera të Sirisë. /Lajmi.net/