“Terroristët” serbë në Mal të Zi ishin të përfshirë në organizatë kriminale dhe terroriste

Bota October 18, 2016 - 20:51

Prokurori i përgjithshëm i Malit të Zi thotë se të dhënat kanë treguar se qytetarët e Serbisë kanë kryer akte të krijimit të një organizate kriminale dhe terroriste.

Ivica Stankoviq tha për televizionin e Malit të Zi se me urdhër të Prokurorisë Speciale për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, në natën në mes të shtunës dhe të dielën ka arrestuar 20 persona, qytetarë të Serbisë.

“Të dhënat e mbledhura, dhe në veçanti nga masat e vëzhgimit të fshehtë, çojnë në dyshimin se të arrestuarit që janë qytetarët e Serbisë që kanë tentuat krijimin e një organizate kriminale dhe terroriste”, tha Stankoviq, transmeton lajmi.net.

Të arrestuarit janë të dyshuar se në fund të ditës së zgjedhje do të provokonin dhunë, për të krijuat një mjedis në të cilin do të deklarohej fitorja e opozitës.

Policia malazeze më parë ka thënë se ka arrestuat një grup që kishte qëllim të privojnë lirinë e kryeministrit, Milo Gjukanoviq.

Arrestimin e qytetarëve të Serbisë opozitës malazeze e konsideron grusht shtet, përpjekje kjo që në ditën e zgjedhjeve nuk do të njiheshin rezultatet zgjedhjeve.

Stankoviq ka konfirmuar se të gjithë personat e arrestuar janë marrë në pyetje, ku 14 prej tyre janë ndaluar, ndërsa gjashtë të tjerë janë liruar në shtëpi.