Luks i qëndrueshëm, përditësim për dizajnin dhe aksesorët e Defender Vertex-it të ri

Luks i qëndrueshëm, përditësim për dizajnin dhe aksesorët e Defender Vertex-it të ri

Auto&Tech July 10, 2026 - 13:07

Defender ka nxjerrë një model me karakter të ri për një lloj tjetër aventure. Defender Vertex i ri vjen me veçori të reja eksterieri për t’i dhënë modelit Defender një pamje edhe më të fuqishme, pa komprometuar kapacitetin.

Ky model i ri shoqërohet me një sërë përmirësimesh të tjera, që e bëjnë këtë mjet 4x4 të pandalshëm më praktik se çdo model tjetër, duke qenë shoqëruesi i përsosur për çdo aventurë. Paketa Extended e eksterierit, lustrat e reja, opsionet e aksesorëve shtesë, linja e grupeve të ripunuara të fuqisë, konfigurimi me gjashtë vende dhe stili i ri për Trophy Edition ofrojnë larmi zgjedhjesh për klientët e Defender, duke iu përshtatur individualitetit dhe stilit të tyre të jetesës.

Mark Cameron, Drejtori i Markës i Defender, u shpreh: “Përditësimet e reja në Defender ofrojnë detaje dizajni të reja dhe u mundësojnë klientëve tanë më shumë zgjedhje kur bëhet fjalë për personalizimin, pa komprometuar fuqinë dhe kapacitetin e Defender për terren të pashtruar. Me Vertex dhe Paketën Extended të eksterierit, sjellim një karakter të ri, që thekson veçoritë tërheqëse të Defender, si për klientët ekzistues, po ashtu edhe ata të rinj”.

Defender Vertex

Defender Vertex i bashkohet linjës X, duke sjellë nivele të reja luksi, si për jetën në qytet, po ashtu dhe për eksplorim në natyrë. Parakolpi dhe prapakolpi i ri i zgjeruar dhe më i durueshëm, grila e përparme e skalitur më e madhe dhe dritat e ripunuara të mjegullës, theksojnë profilin dhe pamjen e fuqishme të Vertex dhe vijnë me lustër Shadow Atlas mat. Spoiler në derën e bagazhit në ngjyrë të Zezë me shkëlqim kombinohet me nofullat e përparme të frenave në kontrast të verdhë dhe ganxhat e pasme të rimorkimit të ekspozuara në ngjyrë të verdhë për të tërhequr vëmendjen gjatë itinerarit të përditshëm dhe në udhëtimet e fundjavës.

Defender Vertex vjen gjithashtu me veshje të poshtme në ngjyrën e karrocerisë, që tërheq vëmendjen dhe ul profilin, duke e bërë planin anësor të duket më i gjatë, duke theksuar kështu pamjen gjatë udhëtimit. Disqet e reja 22 inç, Diamond Turned, në tonalitet Gri të errët satin në kontrast Carpathian gri janë zgjedhja standarde, shoqëruar me disqet opsionale 22 inç të Zeza me shkëlqim ose 20 inç Gri të errët satin.

Ky version i ri është i disponueshëm në ngjyrë Fuji të bardhë, Santorini të zezë, Woolstone të gjelbër, Borasco gri dhe Carpathian gri, si edhe me Film Patagonia të bardhë mat, frymëzuar nga majat e maleve në peizazhin e Amerikës së Jugut. Të gjitha ngjyrat vijnë të disponueshme me Film mbrojtës mat dhe, për herë të parë, mund të shtohet edhe një Film mbrojtës me shkëlqim për durueshmëri më të madhe. Brenda mjetit, klientët mund të zgjedhin sedile prej lëkure Windsor dhe tekstil të përpunuar, të disponueshme në ngjyrë Ebony ose Caraway/Ebony, ose sedile Ultrafabrics™ në ngjyrë Light Cloud/Lunar.

Tekstili i përpunuar në ngjyrë Ebony është një material i ri për Defender, që ofron durueshmëri taktile të mundësuar nga thurja e materialit 100% poliestër. Për rehati të plotë, Kontrolli i klimës me tri zona, Pastrimi i ajrit të kabinës plus, Sensori i cilësisë së ajrit dhe priza e zakonshme shtëpiake vijnë si veçori standarde në modelin 90 dhe 110, ndërsa modeli 130 vjen me kontroll klime me katër zona.

Paketa e eksterierit Extended

Frymëzuar nga Vertex, Paketa e re e eksterierit Extended është e disponueshme si një përmirësim opsional në pamjen e X-Dynamic SE, X-Dynamic HSE (duke përfshirë edhe Hard Top) dhe V8.

Parakolpi dhe prapakolpi i zgjeruar i ri në ngjyrë Shadow Atlas mat krijojnë një profil më tërheqës dhe të fuqishëm në pjesën e përparme dhe të pasme, bashkërisht me spoiler e pasmë dhe Mbulesën e gomës rezervë në ngjyrën e karrocerisë.

Paketa vjen e disponueshme me katër opsione disqesh: një disk i ri 22 inç në ngjyrë të zezë me shkëlqim, një opsion 20 inç në ngjyrë Satin gri të errët, disqe 20 inç Diamond Turned me kontrast Gri të errët me shkëlqim dhe një version 20 inç në ngjyrë të Zezë me shkëlqim.

Trophy Edition

Ripunuar në vitin 2025, Defender 110 Trophy Edition kremton historinë e pasur të markës plot me sfida aventureske dhe përfshin aksesorë për ekspedita, si Skara e sipërme Expedition, Shkalla e palosshme për pjesën e sipërme dhe Pika e ngritur e ajrimit1. Aktualisht, Trophy Edition është i disponueshëm në ngjyrë Santorini të zezë, një pamje tërheqëse e frymëzuar nga rërat e errëta të ishullit grek, që zëvendëson versionin në ngjyrë Keswick të gjelbër dhe ofron një alternativë fine ndaj versionit në ngjyrë Sandglow të verdhë të errët, të frymëzuar nga trashëgimia.

Krahas ngjyrës së eksterierit, Defender 110 Trophy Edition vjen me disqe në stil çeliku 20 inç të Zeza me shkëlqim, nofulla frenash të Zeza dhe spica timoni në ngjyrë Satin të zezë pudër. Grafikat anësore dhe dekalet në modelin Trophy vijnë në ngjyrë Sandglow të verdhë, ndërsa pedanat metalike të pragut me ndriçim dhe skalitja në kroskot mbajnë logon Trophy Edition.

Për personalizim të plotë, klientët mund të zgjedhin një nga tri alternativat e ngjyrave të interierit. Si zgjedhje standarde, Trophy Edition vjen me sedile prej lëkure Windsor në ngjyrë Ebony me veshje tavani Ebony prej Morzine dhe traversë kryesore të panelit të aparaturave me shtresë Sandglow të verdhë të errët pudër. Klientët mund të zgjedhin gjithashtu një nga opsionet prej lëkure Windsor në ngjyrë Caraway, me veshje tavani Ebony prej Morzine dhe Traversë kryesore të aparaturave në ngjyrë Satin të zezë pudër, ose sedile prej lëkure Windsor në ngjyrë Light Cloud me veshje tavani Light Cloud prej Morzine dhe Traversë kryesore të panelit të aparaturave në ngjyrë Light Cloud pudër.

Përëaventura ideale në natyrë, Paketa Accessory në Trophy Edition përfshin Skarën e sipërme Expedition, që mundëson hapësirë shtesë përëpajisjet e domosdoshme në udhëtim, ndërsa Shkalla e palosshme për pjesën e sipërme në ngjyrë të Zezë jua bën më të lehtë aksesimin e mjeteve të ruajtura në pjesën e sipërme. Mbajtësja e pajisjeveëme montim anësor në ngjyrë të Zezë me shkëlqim ofron hapësirë shtesë për objektet e baltosura, të lagura ose me rërë, dhe Pika e ngritur e ajrimit lehtëson filtrimin e pluhurit.

Defender OCTA

Defender OCTA vijon të jetë mjeshtri i performancës ekstreme, kudo.ëProjektuar për t’ju emocionuar, Defender OCTA është modeli Defender më i fuqishëm dhe i aftë, me një motor Twin TurboëV8 hibrid me bateri, suspension 6D Dynamics dhe Modalitet OCTA. Ky model ndërthur elegancën në terren të shtruar dhe kapacitetin për terren të pashtruar me një pamje më të gjerë, gamën e gomave të posaçme për të gjitha stinët ose për terren të pashtruar dhe elementet opsionale të interierit dhe eksterierit prej Fibre karboni të copëzuar.ë

Motori i përditësuar i Defender OCTA (vetëm në MB, Evropë dhe tregje të caktuara ndërkombëtare) vjen me një tingull marmite më të plotë dhe të thellë për t’iu përshtatur tingullit të motorëve V8 për shkak të ndryshimeve në kolektorin e marmitës. Ai mundëson një tingull më tërheqës dhe dramatik për drejtuesin e mjetit.

Defender OCTA vjen i disponueshëm në ngjyrë Woolstone të gjelbër, krahas paletës ekzistuese të ngjyrave Sargasso blu, Borasco gri, Filmit Patagonia të bardhë mat, Charente gri, Petra bakër dhe Narvik të zezë.

Si Defender OCTA dhe OCTA Black kanë një Spoiler në derën e bagazhit në ngjyrë të Zezë me shkëlqim, që shërben si një simbol elegant i performancës së modelit, ndërsa Paketa e eksterierit Chopped Carbon Fibre vjen si alternativë për herë të parë në modelin OCTA Black.

Paletë ngjyrash dhe lustra të ripunuara

Në vijim të opsioneve të personalizimit, Defender ka përfshirë edhe një opsion të ri ngjyre, Namib portokalli, që është frymëzuar nga dunat ranore ngjyrë portokalli të shkretëtirës bregdetare të Namibit në Afrikën e Jugut, vendi ku u shpalos modeli i ri Defender në vitin 2020. Ngjyra e re është e disponueshme për karroceritë e dizajnit 90 dhe 110 për S, X-Dynamic SE, X-Dynamic HSE dhe X.

Namib portokalli mund të shoqërohet edhe me Paketën e re Extended të eksterierit në Defender X-Dynamic. Krahas kësaj, Filmi Patagonia e bardhë mat ofrohet edhe në modelin X dhe Vertex, krahas V8 dhe Defender OCTA.

Si pjesë e paletës së ngjyrave të ripunuara, Defender vjen me deri në 15 opsione ngjyrash për eksterierin, ndërsa Filmi i ri mbrojtës me shkëlqim thekson pamjen tërheqëse dhe durueshmërinë. Ky film, që më parë ishte i disponueshëm vetëm në versionin Mat, është me cilësi vetëriparuese, duke ofruar mbrojtje nga gërvishtjet, ciflosja nga gurët dhe shenjat, si edhe shfrytëzon rrezet UV të diellit për të riparuar gërvishtjet e vogla gjatë kohës.

Plani i ri me gjashtë vende

Një veçori e dobishme për familjet dhe aventurierët e fundjavës, konfigurimi me gjashtë vende në modelin Defender 110, vjen në një sërë kombinimesh ngjyrash dhe dekoresh, duke përfshirë edhe Tekstilin e ri të përpunuar. Plani 2+2+2 shoqërohet me dy Sedile individuale në radhën e dytë. Secili prej tyre ofron konturim shtesë, ulëse të përshtatura, mbështetëse krahu individuale, funksion shtrirjeje manuale dhe mbajtëse gote dyshe në dysheme, pas konsolës qendrore.

Ky konfigurim përmirëson edhe aksesin në radhën e tretë, rrit hapësirën e këmbëve për të gjithë pasagjerët e pasmë dhe mundëson hapësirë praktike për bagazhet ndërmjet Sedileve individuale.

Aksesorë gati për aventurë

përfshin një gamë të gjerë aksesorësh të montueshëm në fabrikë për personalizim të mëtejshëm, siç është Drita Expedition në pjesën e sipërme, Mbajtësi i montuar në derën e bagazhit dhe opsionet e spoiler të vendosur në pjesën e sipërme1.

Drita Expedition në pjesën e sipërme1, ofron ndriçim shtesë nga sipër kur jeni në natyrë. E krijuar posaçërisht për Defender dhe e projektuar për t’i bërë ballë ekspozimit ekstrem ndaj pluhurit dhe ujit, kjo dritë mundëson një ndriçim të kombinuar prej 9.000 lumen, që rezulton në një distancë ndriçimi prej 350m kur kombinohet me fenerët e përparmë kryesorë të Defender. Drita Expedition në pjesën e sipërme është e integruar me sistemin standard të ndriçimit për të mundësuar funksionim nëpërmjet levës kryesore të dritave për kontroll të lehtë në mjediset më sfiduese.

Me lustër në ngjyrë të Zezë me shkëlqim dhe mbishkrim të theksuar të Defender, mbajtësja e pajisjeve e montuar në derën e bagazhit1 ofron deri në 60 litra hapësirë ruajtjeje me kyçje duke përdorur çelësin e përfshirë. Ka një kapacitet ngarkese prej 12kg, duke ofruar hapësirë shtesë të dobishme për pajisjet, por duke mos cenuar siluetën ikonike të Defender.

Spoiler në derën e bagazhit të Defender1 (standard në Vertex dhe pjesë e Paketës Extended të eksterierit) përmirëson qëllimshëm pamjen e automjetit. Opsionet e lustrave përfshijnë ngjyrën e Zezë me shkëlqim, Fuji të bardhë dhe Santorini të zezë, ose një lustër të përpunuar për personalizim të plotë në ngjyrën e karrocerisë.

klientët mund të zgjedhin paketa aksesorësh që paraqesin Defender në habitatin e vet natyror. Për të përshkuar peizazhet e paeksploruara, Paketa Explorer1 përmban skarë të sipërme Expedition, mbajtëse anësore pajisjesh, pika ajrimi të ngritura dhe shkallë të palosshme.

Paketa Adventure1 është gati për aventurë dhe përfshin një kompresor ajri të integruar, sistem portativ shpëlarjeje dhe mbajtëse pajisjesh eksterieri me montim anësor.

Paketa Urban1 e projektuar për jetesën në xhunglën e betonit, shton dekal kafanoje të veçantë, pedana të zeza anësore të palëvizshme dhe pllakë metalike të pasme të errët kundër gërvishtjeve.

Prakticitet i lidhur

Shërbimi i ri dhe i fuqishëm Connected Speech në makinë u jep klientëve të Defender lirinë për të shkuar kudo me vetëbesim. Me inteligjencë bisedore të drejtuar nga IA-ja, i bën ndërveprimet zanore me automjetin më të natyrshme, më të lehta dhe më njerëzore.

Është gjithmonë në gatishmëri dhe aktivizohet duke thënë “Hey Land Rover”, përdoruesit mund të flasin natyrshëm, të ndjekin pyetjen pa përsëritur veten dhe të shijojnë ndërveprime intuitive duke përdorur gjuhën e përditshme. Falë përgjigjeve të mundësuara nga IA-ja gjeneruese, sistemi bën biseda më të zgjuara, që nga idetë për vakte të shpejta deri te frymëzimi për udhëtime apo edhe histori të shkurtra, duke mundësuar eksplorimin dhe pavarësinë në çdo mjedis.

Përmirësim i mëtejshëm i prakticitetit të lidhjes së Defender është Paketa e re Technology1, e cila bashkon veçoritë më të njohura, që përdoren nga klientët e Defender në të gjithë botën dhe tani është e disponueshme në S, X-Dynamic SE dhe X-Dynamic HSE.

E projektuar për të rritur prakticitetin e interierit, paketa përfshin prizë si në shtëpi, ekran në pjesën e përparme, sistem audioje gjithëpërfshirës MeridianTM dhe pasqyrë të brendshme me pamje të qartë në pjesën e pasme2.

Grupe fuqie të përditësuara

Defender ka përditësuar gamën e motorëve me prezantimin e një motori të ri me benzinë 3,0 litra me gjashtë cilindra P380 MHEV3 që prodhon forcë rrotulluese 550 Nm. Përmban një sërë teknologjish të reja për të përmirësuar konsumin real ekonomik të karburantit.

Si pjesë e përditësimit, një sistem i ri motorik me gjashtë cilindra P3003 me benzinë, 3,0 litra, që prodhon forcë rrotulluese 470 Nm, zëvendëson motorin me katër cilindra P300 me 2,0 litra në tregje të caktuara, ndërsa motori me benzinë V8 me 5,0 litra do të jetë i disponueshëm vetëm në tregje të caktuara.

Është përditësuar edhe motori 4,4-litërsh me benzinë V8 Twin turbo3 për Defender OCTA. Nga MY27, ofron 540KF me forcë rrotulluese të mbajtur në 750 Nm dhe 0-100 km/orë të arritur në 4,4 sekonda (0-60 mph në 4,2 sekonda). Motori i përditësuar i Defender OCTA vjen me një tingull marmite më të plotë dhe të thellë për t’iu përshtatur tingullit të motorëve V8 për shkak të ndryshimeve në kolektorin e marmitës.