Bashkimi Evropian fiton betejën ligjore ndaj Facebook-ut

Bashkimi Evropian fiton betejën ligjore ndaj Facebook-ut

Auto&Tech June 09, 2026 - 13:38

Platforma Meta ka humbur betejën ligjore kundër Bashkimit Evropian lidhur me klasifikimin e aplikacionit Messenger si një “gatekeeper”, status që u imponon detyrime të veçanta kompanive të mëdha teknologjike.

Gjykata e Përgjithshme e BE-së vendosi se Messenger është një platformë e rëndësishme për lidhjen e bizneseve me përdoruesit dhe për këtë arsye i nënshtrohet rregullave të Aktit për Tregjet Digjitale.

Megjithatë, gjykata anuloi klasifikimin e platformës Marketplace, duke argumentuar se Komisioni Evropian nuk kishte justifikuar mjaftueshëm vendimin e tij.

Meta e mirëpriti këtë pjesë të vendimit dhe tha se po shqyrton hapat e mëtejshëm lidhur me Messenger. Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian.

Rikujtojmë se qeveria kineze bllokoi blerjen e startup-it të inteligjencës artificiale Manus nga kompania Facebook Meta.

SHBA-ja dhe Kina janë në garë për teknologjinë e së ardhmes, inteligjencën artificiale.

Kina bllokoi blerjen e planifikuar të startup-it tëinteligjencës artificiale Manus nga kompania amerikane Meta.

Autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e sigurisë së investimeve të huaja e ndaloi marrëveshjen dhe u kërkoi palëve ta anulojnë transaksionin, njoftoi Komisioni Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformat.

Ky vendim nxjerr në pah përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës për të parandaluar largimin e talenteve dhe teknologjisë drejt SHBA-së.

Të dy vendet janë në garë për udhëheqje në teknologjinë e së ardhmes, inteligjencën artificiale.

Meta, kompania mëmë e platformave sociale si Facebook, WhatsApp dhe Instagram, kishte njoftuar në dhjetor blerjen e startup-it Manus. Çmimi i blerjes pritej të ishte mbi dy miliardë dollarë.