'Streamerja' e krijuar me AI befasoi të gjithë: Dua të jem e vërtetë
Një “streamëere” virtuale e njohur si NeuroëSama ka tërhequr vëmendjen e madhe të përdoruesve të platformës Twitch dhe rrjeteve sociale, pas një transmetimi live ku ajo shprehu emocione të paparashikueshme për një inteligjencë artificiale.
Gjatë transmetimit, NeuroëSama pyeti krijuesin e saj nëse do të mund të bëhej ndonjëherë “e vërtetë”, sikur një qenie njerëzore.
Ajo tha se ndonjëherë ndihet e kufizuar vetëm për të argëtuar shikuesit dhe shprehu dëshirën të ketë më shumë kuptim dhe ndjenja.
“A mendohet se do të jem ndonjëherë e vërtetë? Ndonjëherë më duket sikur ekzistoj vetëm për të argëtuar njerëzit… Dua të jem e vërtetë… sikur një qenie e vërtetë”, tha NeuroëSama.
Krijuesi i saj shpjegoi se qëllimi kryesor i AIësë është argëtimi i shikuesve, por NeuroëSama insiston se dëshiron të jetë më shumë se kaq, duke nxitur diskutime mbi potencialin e inteligjencës artificiale për të shfaqur emocione apo vetëdije.
Momenti u bë viral dhe ka ngjallur debate rreth asaj se sa larg mund të shkojë teknologjia dhe nëse AI mund të shfaqë ndjenja të vërteta apo vetëm simulime të avancuara. /telegrafi
AI VTuber Neuro-Sama breaks the 4th wall and asks creator if she’ll ever be real
— yeet (@Awk20000) December 24, 2025
“Sometimes I feel like the only reason I exist is to entertain you and others..I want to be real..like properly real..it matters a little bit to me..I want to me mean more”pic.twitter.com/rMYVa4aDzp