Zjarr masiv në një dyqan Telsa, shkatërrohen dhjetëra vetura

Zjarr masiv në një dyqan Telsa, shkatërrohen dhjetëra vetura

Auto&Tech November 14, 2025 - 21:20

Një zjarr i madh shpërtheu gjatë natës në një dyqan të Tesla-s në Pennes-Mirabeau pranë Marsejës, duke shkatërruar dhjetëra vetura elektrike.

Rreth 50 zjarrfikës punuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të ndaluar përhapjen e tyre në ndërtesat dhe automjetet përreth.

Shkaku është ende i panjohur, por policia thotë se një gardh në pjesën e pasme të vendit ishte prerë, duke ngritur dyshime për dëmtim të qëllimshëm.

Ekipet mjeko-ligjore ekzaminuan vendin e ngjarjes ndërsa hetuesit hapën një hetim penal.

Tesla thotë se po kryen shqyrtimin e vet të brendshëm.