WhatsApp së shpejti do të mundësojë komunikim edhe me përdorues të aplikacioneve të tjera

WhatsApp së shpejti do të mundësojë komunikim edhe me përdorues të aplikacioneve të tjera

Auto&Tech November 12, 2025 - 10:03

Kompania Meta përgatit një ndryshim të madh në mënyrën se si funksionon WhatsApp.

Aplikacioni së shpejti mund të lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nga persona që nuk përdorin WhatsApp, zbulon portal “Android Central”.

Funksioni i ri, i quajtur “Thirdëparty chats”, aktualisht testohet në versionin beta (Android 2.25.33.8), dhe pritet të mundësojë shkëmbimin e mesazheve tekst, fotografive, videove, mesazhe zanore dhe dokumenteve ndërmjet WhatsApp dhe aplikacioneve të tjera për chat.

Për përdoruesit do të jetë në dispozicion zgjedhja nëse donë që këto biseda të shfaqen në listën kryesore të bisedave ose në një seksion të veçantë “Thirdëparty chats”. Deri tani dihet që në testim pjesëmarrje ka vetëm aplikacioni “BirdyChat”.

Disa funksione, si “stikera”, statusi dhe mesazhet “q do të zhduken”, nuk do të jenë të disponueshme gjatë komunikimit ndërëaplikacion. Po ashtu, bllokimi i një kontakti në WhatsApp nuk domethënë automatikisht që ai person nuk mund të të kontaktojë përmes aplikacionit tjetër — kjo varet nëse platforma tjetër e mbështet bllokimin.

Zbatimi i këtij funksioni nuk është rastësi. Meta ka marrë këtë hap për shkak të rregullores së Digital Markets Act (DMA) të Bashkimit Evropian, që detyron kompanitë e mëdha teknologjike të lejojnë ndër­veprimin (interoperabilitetin) të shërbimeve të tyre me aplikacione konkurrente.

Meta ka njoftuar se po punon për të zbatuar sistemin që do të mundësojë shkëmbimin e mesazheve duke ruajtur standardet e larta të privatësisë dhe enkriptimit me të cilat është i njohur WhatsAppi. Megjithatë, nuk ka publikuar ende datë të saktë kur funksioni do të jetë në dispozicion për gjithë përdoruesit.