
Facebook rikthen veçorinë “Poke” në profilet e përdoruesve
Auto&Tech
September 05, 2025 - 10:26
Kompania Meta aktualisht po përpiqet të “ringjallë” një veçori mjaft të harruar në rrjetin social Facebook, që është “Poke”.
Meta ka shumë përparësi tani që Mark Zuckerberg ndoshta nuk do t’i kishte imagjinuar kurrë në ditët e para të Facebook-ut.
Kompania kaloi nga rrjetet sociale në metaverse dhe së fundmi në Inteligjencën Artificiale.
Por një nga funksionet e saj më të hershme, disa do të thoshin më e padobishme, jo vetëm që ka mbijetuar, por me sa duket po merr një version të ri.
Bëhet fjalë për “Poke”, të cilin Meta po përpiqet ta ringjallë përsëri.
Kompania po e bën këtë veçori të njohur më të lehtë për t’u gjetur duke e rikthyer “Poke” në profilet e përdoruesve në aplikacionin Facebook.