Rusia bllokoi përdorimin e aplikacionit Viber
Autoritetet ruse bllokuan Viber në vend këtë të shtunë sepse operatori dyshohet se shkel ligjin e brendshëm, njoftoi rregullatori rus i telekomunikacionit Roskomnadzor.
Rregullatori tha se aplikacioni, në pronësi të kompanisë shumëkombëshe japoneze Rakuten, është përdorur për qëllime terroriste dhe ekstremiste, për të shitur drogë dhe për të përhapur dezinformata.
Prokurorët vendosën Viber nën hetim për përhapjen e “informacionit për të destabilizuar rendin politik dhe shoqëror në Rusi”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TAS. Ndërsa, Viber nuk ka komentuar të gjithë rastin.
Që nga viti 2018, operatorët e platformave të komunikimit në Rusi duhet të ruajnë të dhënat private të përdoruesve, si thirrjet, mesazhet, fotot dhe videot dhe t’ia ofrojnë ato shërbimeve të inteligjencës sipas kërkesës.
Autoritetet ruse kanë forcuar më tej censurën në vend që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës në shkurt 2022.
Viber u gjobit vitin e kaluar për gjoja diskreditimin e forcave të armatosura ruse duke dështuar në fshirjen e informacionit në lidhje me luftën siç urdhërohej nga Kremlini.
Rusia ka bllokuar tashmë një numër aplikacionesh të njohura të mesazheve dhe rrjeteve sociale. Kështu, LinkedIn, Facebook, Instagram dhe Signal nuk mund të përdoren në Rusi pa një VPN (rrjet privat virtual). /abcnews