Shikoni sa të sigurta janë veturat Volvo
Folksam në raportin e saj “se sa e sigurt është vetura?” ka listuar automjetet më të sigurta.
Në toplistën janë disa modele e kompanisë, Volvo ndërsa pasohen prej Toyotas dhe Mercedesit.
Raporti i Folksam tregon gjithashtu se dallimi në siguri është jashtëzakonisht i madh midis modeleve të automobilave më të sigurta dhe më pak të sigurta dhe se rreziku për t’u plagosur rëndë ose për të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku është ulur në mënyrë drastike që nga vitet ’80.
Raporti “Sa e sigurt është vetura” bazohet në analizat e 184 mijë aksidenteve trafiku të testuara prej Folksamit, ku 55 modele veturash nga 383 morën rezultatet të larta për sa i përket sigurisë në aksidente, por vetëm shtatë prej tyre plotësojnë kriteret e Folksamit.
Sipas sondazhit të Folksamit, shumica dërrmuese e vozitësve kanë deklaruar se çmimi “Zgjedhja e mirë” i takon Volvos.
Për ta arritur këtë, Volvo Cars siguron që sistemet e sigurisë si frenimi automatik emergjent, paralajmërimi i përplasjes përpara, zbulimi i këmbësorëve dhe çiklistëve janë standarde në të gjitha automjetet e tij, ndërkohë që shumë konkurrentë ende i ofrojnë ato vetëm si opsione.
Veturat më të sigurta sipas vozitësve:
Volvo S80/V70 10-16 (48 për qind)
Toyota RAV4 15-18 (45 për qind)
Mercedes E-class 15-16 (44 për qind)
Volvo V40 12-19 (43 për qind)
Volvo S60/V60 10-18 (42 për qind)
Volvo S90/V90 16- (41 për qind)
Volvo XC60 08-17 (41 për qind).
Ndryshe, veturat më të reja në përgjithësi kanë një standard shumë më të lartë sigurie. Prandaj, një veturë e re mund të jetë po aq e sigurt apo edhe më e sigurt se një automjet i vjetër – por dallimet midis markave dhe modeleve të ndryshme janë të mëdha.
Nëse krahasojmë makinat e viteve 1981–90 me ato të viteve 2011–2020, rreziku i një dëmtimi personal është përgjysmuar me 60-70 për qind.