Nga një veturë rruge në një veturë gare, detaje për BMW vintage e vitit 2002 [video]
Auto&Tech
May 19, 2024 - 12:18
Gara në një kodër mund të jetë forma më e lezetshme e garave.
Shpesh mund të gjeni vetura rruge të transformuara në vetura garash. Shembulli më i përsosur për këtë është një BMW e vjetër videoja e së cilës është publikuar së fundmi.
Kjo BMW vintage e vitit 2002 e filloi jetën si një veturë rruge, por që atëherë i janë dhënë një sërë përmirësimesh në emër të shpejtësisë.
Bëhet e ditur se motori origjinal i saj me katër cilindra është zëvendësuar nga një motor garash BMW M12/7, përcjell Telegrafi.
Sipas kanalit HillClimbFans në YouTube, ky motor prodhon 321 kuaj fuqi, rreth trefishi i asaj që prodhoi ky 2002 kur doli nga fabrika.
Gjithashtu, në performancën e veturës ndikon edhe transmisioni me gjashtë shpejtësi.