Apple e prezanton MacBook Air-in me madhësi prej 15 inçësh

Apple e prezanton MacBook Air-in me madhësi prej 15 inçësh

Auto&Tech June 06, 2023 - 08:54

Apple dje e mbajti eventin e përvitshëm WWDC, ku prezantoi pajisje dhe shpalosi planet për të ardhmen.

Por prezantimi dhe njoftimi i parë në WWDC mund të ketë qenë edhe lajmi më i rëndësishëm për përdoruesit ditorë të produkteve Apple.

Kompania e lansoj MacBook Air-in me madhësi prej 15 inçëve, laptopin e saj të parë të madh, me të cilin e synon tregun e përdoruesve ditorë, transmeton Telegrafi.

Image

Ka të njëjtin çip M2 pa ventilator, lidhës MagSafe dhe dy porta Thunderbolt 4 si homologu i tij me madhësi prej 13 inçëve, por dallimi i vetëm është se vjen me një ekran prej 15.3 inç dhe një kohëzgjatje më të madhe të baterisë prej 18 orëve.

Faturohet si laptopi “më i hollë në botë” 15 inç me trashësi 0.45 inç dhe relativisht i lehtë me një peshë prej 1.49 kilogramëve.

Dërgesat e MacBook Air 15 inç fillojnë nga 13 qershori me një çmim fillestar prej 1,299 dollarëve. Dhe nëse madhësia e tij tejkalon nevojat e juaja, Apple e ka ulur çmimin e Air 13-inç në vetëm 1,099 dollarë.