Pse linja e re e televizorëve Samsung OLED është më e vlerësuara për vitin 2023?

Pse linja e re e televizorëve Samsung OLED është më e vlerësuara për vitin 2023?

Auto&Tech May 26, 2023 - 16:00

Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë e kujtdo. Për këtë, Samsung kryeson tregun global të televizorëve për të 17-in vit radhazi, duke ofruar përvojë premium të të shikuarit.

Gjenerata e dytë e televizorëve Samsung OLED, e cila vjen plot stil për t’iu përshtatur çdo hapësire, funksionalitet dhe cilësi, është vlerësuar me çmimin " Editor's Choice ", nga Tech Radar si dhe me pesë yje nga Trusted Reviews.

Prekni magjinë me pamjet premium

Ekrani i madh, është veçoria kryesore që të gjithë kërkojnë teksa janë duke përzgjedhur televezorin e ri.

Por e plotësuar nga cilësia brilante e figurës 4K, e pajisur nga 20 rrjete algoritmesh të ndryshme, do ta shndërroj parjen e filmave, aktivitetin tuaj të preferuar.

Për këtë, teknologjia inovative OLED e Samsung mundëson të zeza të thella të pakrahasueshme, të bardha më të pastra dhe të gjitha nuancat e ngjyrave me ndihmën e pikselëve të avancuar vetëndriçues të mundësuar nga Quantum Dot, për të ofruar detaje të pakrahasueshme. Gjithashtu, kalibrimi automatik i ngjyrave ju dhuron pamje fantastike të figurës, për pamje premium.

Bukuri absolute e gjendur në dizajn minimal

Dizajni elegant Infinity One e çon përvojën tuaj të shikimit në një tjetër nivelin me profilin e tij jashtëzakonisht të hollë, duke u përshtatur në çdo hapsirë për një eksperiencë premium. Për më tepër, modaliteti Eye Comfort rregullon automatikisht ndriçimin e ngjyrave në ekran, duke ju dhuruar relaks të plotë gjatë gjithë qëndrimit tuaj para ekranit.

Për më tepër, e vërtetuar nga Pantone, Samsung S95C është një televizor revolucionar, i cili ju jep mundësinë e shprehjes së 2023 nuanca ngjyrash.

Gjithashtu, linja e re e televizorëve Samsung OLED 77’’ mundëson pamjen ashtu si sytë e njeriut do ta perceptonin, nëpërmjet opsionit Real Depth Enhancer.

Zhytu më thellë në tingujt gjithëpërfshirës

Për një eksperiencë kinematografike gjithëpërfshirëse, televizorët Samsung OLED 77’’ lëshojnë tinguj, të cilët përputhen me ngjyrat dhe detajet e pamjes. Gjithashtu, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin dhe të vendoseni në qënder ku zhvillohet veprimi.

Një tjetër veçori është Q-Symphony, modaliteti më i ri, i cili vesh hapsirën tuaj me tinguj automatikisht në çdo cep të ekranit në harmoni të përsosur.

Për më shumë informacion rreth televozorëve Samsung OLED vizitoni linkun.

Image