Jep dorëheqje bashkudhëheqësi i “Netflix”-it
Reed Hastings ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si bashkudhëheqës i “Netflix”-it, kompani në të cilin ka kontribuuar për më shumë se 25 vjet.
Njoftimi i tij vjen teksa “Netflix”-it i është rritur numri i abonuesve në fund të vitit të kaluar.
Për shkak të vështirësive ekonomike, shumë njerëz është parashikuar se do të hiqnin dorë nga shërbimet e “Netflix”-it.
Mirëpo platforma e ka përmbysur këtë trend, pasi i janë shtuar shtatë milionë përdorues të rinj, disa herë më shumë sesa e kanë parashikuar analistët.
“Viti 2022 ka qenë i vështirë, me një fillim të vrazhdë, por përfundim të ndritshëm”, ka thënë kompania përmes një deklarate.
Largimi i Hastingut e lë “Netflix”-in në një treg të ngarkuar, mirëpo me 231 milionë shikues në gjithë botën.
Kompania tani do të drejtohet nga Ted Sarandos dhe Greg Peters, të dy në pozita të larta ekzekutive. /rel