Viti 2022 i errët për pasanikët e botës, tre multimiliarderët që u varfëruan

Viti 2022 i errët për pasanikët e botës, tre multimiliarderët që u varfëruan

Auto&Tech January 02, 2023 - 14:20

Viti 2022 nuk ka qenë i mirë në aspektin financiar për pasanikët e botës.

Viti që lamë pas ka qenë i errët për Elon Muskun.

Ai ka qenë në qendër të vëmendjes më shumë se asnjëherë tjetër, pasi ka humbur 132 mld $ me hyrjen e Telsës në Wall Street, duke bërë që kolosi i automjeteve elektrike të mbyllë periudhën më të errët, me një Musk të përqendruar tek rrjeti social Twitter.

E njëjta situatë është raportuaar edhe për Jeff Bezos, themeluesin e Amazon që ka humbur 84.1 mld me një rënie të rreth 50% të titujve në sektorin e shitjes në detaj. Por edhe kreu i rrjeteve sociale më të rëndësishme, Mark Zuckerberg regjistron 80.7 mld humbje këtë vit, i kritikuar mjaft ndër të tjera për platformën metaverse, që është një ndër shkaqet kryesore të situatës ku gjendet.

 Ndërkohë që humbje kanë regjistruar edhe krerët e Google, më një vlerë humbjeje totale 88 mld $, ndërsa Bill Gates është varfëruar 28.7 mld $ gjatë vitit 2022. /express