“Si të largohem nga Rusia?”, fjalia më e kërkuar në Google pas urdhrit për mobilizim të ushtrisë
Pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm të ushtrisë, shumë qytetarë janë duke u munduar të largohen nga Rusia.
Në pritje të fjalimit të Putinit, i cili nuk u zhvillua më 20 shtator, kërkimet se si mund të largohesh nga Rusia kanë dalë një ndër gjërat më të kërkuarat në Google, raporton Zeri.info.
Sipas të dhënave të publikuara nga Google Trends, kërkimet e tilla arritën kulmin në orën 18:00.
Qytetarët që jetojnë në regjionin e Khabarvskit, i cili kufizohet me Kinën, kanë qenë më të interesuar për largim nga vendi, shkruan Yahoo.news.
Pas paralajmërimeve për mobilizim në ushtri, rusët filluan të kërkojnë mënyra sesi të shtyhet ky shërbim ushtarak, kurse piku i kërkimeve ishte në orën 13:00, kur dolën njoftimet e para për këtë urdhër.
Rusët filluan të hulumtojnë se si ta shtyjnë shërbimin ushtarak. Piku ishte në orën 13:00, pasi dolën postimet e para për mobilizimin.
Sipas mediave shtetërore ruse, ka filluar votimi në disa nga rajonet e territoreve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës. /Zëri