Po vjen Nissan Qashqai i Ri – MBRETI i Evropës tash e 14 vjet!

Po vjen Nissan Qashqai i Ri – MBRETI i Evropës tash e 14 vjet!

Auto&Tech October 16, 2021 - 22:57

Ishte viti 2007 kur u prezantua Nissan Qashqai si veturë kompakte dhe SUV praktike.

Por tani njihuni me Nissan Qashqai krejtësisht të ri, me qëndrim të fuqishëm, drita të mprehta LED e rrotë masive opsionale prej 20 inç.

Me hapësirë gjigante në enterier në një strukturë kompakte dhe me aerodinamikë ideale, Qashqai rikthehet me vizion të ri në treg.

Veturë joshëse e pa rezistueshme

Qysh në shikim të parë do të bini në dashuri me enterierin e eksterierin e kësaj veture, ku brenda do të rehatoheni në karriget e përparme me përbërje të lëkurës Premium të rrudhosur dhe gjithashtu mund t’i shijoni masazhet e karrigeve në modelin Tekna+.

Image

Teknologji e avancuar

Qashqai i Ri ofron ekran multi-informativ 12.3 inç në të cilin keni navigacionin, argëtime të ndryshme si dhe informacione për trafikun e veturën.

Gjithashtu Nissan Intelligent Mobility3 ju bën të ndiheni më me vetëbesim dhe më të lidhur në çdo rrugë.

Krahas kësaj, ju mund të kontrolloni shumë sisteme të veturës përmes zërit, e madje mund ta kontrolloni veturën nga shtëpia edhe përmes Amazon Alexa apo Google Assistant.

Image

Nissan Qashqai i Ri – fitues i çmimeve prestigjioze

Nissan Qashqai i Ri veçse është shpërblyer me çmimin “The Sun Car of the Year 2021” dhe me çmimin “Small SUV / Crossover of the Year 2021” në shpërblimet e The Motor Awards 2021.

 

Komentet pozitive për Nissan Qashqai:

– “Nëse jeni të kënaqur me versionin paraprak të Nissan Qashqai, shanset që t’ju pëlqejë versioni i ri janë shumë të larta. Prakticiteti i përmirësuar tregon se Nissan din shumë mirë se çfarë duan adhuruesit e kësaj veture, dhe kostot më të ulëta janë gjithashtu të mirëseardhura. Stili dhe dizajni i ri më tërheqës, si dhe multimedia-ekrani i përditësuar e bëjnë Nissan Qashqai të dal një hap para konkurrencës”, Carbuyer.

– “Pjesa më e mirë është stabiliteti. Trupi i veturës nuk dridhet, sediljet dhe timoni janë montuar së bashku me integritet pa tundje. Zhurma e rrugës është e ulët në shumicën e sipërfaqeve. Të gjitha këto i japin Nissan Qashqai një cilësi Premium që as disa konkurrentë më Premium nuk mund të krahasohen me Qashqai-n e Ri” – TopGear.

– “Nissan Qashqai i Ri sjell një enterier luksoz me shumë hapësirë përpara, por më e rëndësishmja ka shumë hapësirë në pjesën e pasme për udhëtarët. Dyert hapen gjerë thuajse deri në 90 shkallë, kështu që hyrja dhe dalja është me të vërtetë e lehtë dhe bagazhi është mjaft i madh”, CarWow.

– “Siguria ka qenë gjithmonë një punë e rëndësishme për inxhinierët e Nissan, trend i cili vazhdon edhe në këtë model të ri. Teknologjia e sigurisë Pro Pilot është e disponueshme në modelin e ri të Qashqai dhe një veçori e re është Navi-Link, e cila sjell një lloj të avancuar të cruise control”, CarWow.

Ky është artikull i sponsorizuar.