Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Disa uebfaqe të mëdha në botë, përkohësisht jashtë funksionit

Disa uebfaqe të mëdha në botë, përkohësisht jashtë funksionit

Auto&Tech June 08, 2021 - 13:56

Disa faqe të internetit në të gjithë botën ishin të martën përkohësisht jashtë funksionit.

Media të mëdha, si: BBC, Financial Times, Guardian, New York Times, Bloomberg, CNN dhe Le Monde, njoftuan se uebfaqet e tyre nuk punonin.

Probleme raportoi edhe uebfaqja e shitjeve online Amazon.com dhe uebfaqja e Qeverisë britanike gov.uk.

Të gjitha prej tyre më vonë u rikthyen në funksion.

Uebfaqet e prekura shfaqnin mesazhin: “Error 503 Service Unavailable” (Gabimi 503, shërbimi nuk është në dispozicion).

Raportet e hershme sugjeruan se ndërprerjet mund të kishin lidhje me ofruesin e shërbimeve Fastly, i cili përforcon shumë faqe të mëdha në internet.

Fastly tha se është duke hetuar problemin me rrjetin global të shpërndarjes së përmbajtjes. /REL