Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
“Facebook”-u do t’i penalizojë përdoruesit nëse shpërndajnë lajme të rreme
Foto: Reuters / Ilustrim

“Facebook”-u do t’i penalizojë përdoruesit nëse shpërndajnë lajme të rreme

Auto&Tech May 27, 2021 - 11:21

Kompania “Facebook” ka thënë se do të ndërmarrë veprime “më të ashpra” kundër personave që shpërndajnë informacione të pasakta në platformë.

“Facebook”-u do të ulë shpërndarjen e të gjitha postimeve në platformë nga një përdorues nëse ai/ajo shpërndan përmbajtje që është cilësuar si e rreme nga një prej partnerëve të kompanisë për verifikim të fakteve, tha gjiganti i medias sociale, raporton Reuters.

Aty theksohet se do të lansohen mënyra për t’i informuar njerëzit nëse ndërveprojnë me përmbajtje që është vlerësuar nga një kontrollues i fakteve, transmeton Zeri.info.

Pretendimet e rreme dhe konspiracionet kanë mbizotëruar në platforma të mediave sociale, duke përfshirë “Facebook”-un dhe “Twitter”-in, gjatë pandemisë COVID-19.

“Qoftë ajo përmbajtje e rreme ose çorientuese rreth COVID-19 dhe vaksinave, për ndryshimet klimatike, për zgjedhjet ose për tema tjera, ne po sigurohemi që sa më pak njerëz të shohin keqinformim në aplikacionet tona”, tha kompania në një deklaratë.

Gjatë këtij viti, “Facebook”-u tha se ka mbyllur 1.3 miliard llogari të rreme mes tetorit dhe dhjetorit, para një inspektimi nga Komiteti i Brendshëm i SHBA-së mbi Energjinë dhe Tregtinë rreth asaj se si platformat teknologjike po e luftojnë keqinformimin. /Zëri