Renault ndryshon qasje, modelet e reja me shpejtësi të “kufizuar”

Renault ndryshon qasje, modelet e reja me shpejtësi të “kufizuar”

Auto&Tech April 28, 2021 - 08:21

Fuqi, por me shpejtësi të kontrolluar. Ky do të jetë revolucioni i ri i shpallur ditët e fundit nga kreu i gjigantit francez të automobilizmit Renault, Luca De Meo.

Tradicionalisht prestigji dhe shpesh herë edhe kosto i një automjeti është lidhur në mënyrë t\fortë me shpejtësinë maksimale të arritur, qoftë edhe teorike.

Por sipas De Meo, modelet e ardhshme të Renault nuk do të mund të shkojnë përtej shpejtësisë 180km/h. Ky vendim është marrë për të mundësuar një strategji të re të kompanisë, që do të fokusohet gjithmonë e më shumë në tematika si ndotja mjedisore dhe siguria rrugore.

Normalisht, vendimi nuk afekton pjesën më të madhe të shoferëve, që rrallë herë mund të tejkalojnë një limit të tillë, por gjithsesi nuk kanë munguar kritikat nga ana e fansave të shpejtësisë.

Për ta, Renault ka gjetur gjithsesi një zgjidhje. Marka “Alpine”, dega sportive e Renault, do të vijojë gjithsesi të paraqesë modele pa kufizimin  e shpejtësisë, për ata që duan të eksperimentojnë shpejtësinë, mundësisht në pistat e përcaktuara./a2cnn