Vdes krijuesi i PDF-it, Chuck Geschke

Vdes krijuesi i PDF-it, Chuck Geschke

Auto&Tech April 19, 2021 - 18:30

Charles “Chuck” Geschke, bashkëthemelues i Adobe-s, i cili ndihmoi në krijimin e PDF-së , ka vdekur në moshën 81 vjeç, sipas një komunikate të kompanisë.

“Kjo është një humbje e madhe për krejt komunitetin e Adobe-s dhe industrisë së teknologjisë, për të cilin ai ka qenë udhërrëfyes dhe hero për dekada”, ka thënë shefi ekzekutiv i Adobe-s, Shantanu Narayen në një e-mail drejtuar punëtorëve të Adobe-s.

“Si bashkëthemelues të Adobe-s, Chuck dhe John Warnock, kanë zhvilluar një softuer revolucionar që revolucionarizoi se si njerëzit krijojnë dhe komunikojnë”, ka thënë Narayen.

Presidenti Obama i kishte nderuar Warnock-un dhe Geschke-n me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë më 2009.