Elon Musk vendos rekord të ri! Pasuria e tij rritet me 25 miliardë dollarë në një ditë të vetme

Elon Musk vendos rekord të ri! Pasuria e tij rritet me 25 miliardë dollarë në një ditë të vetme

Auto&Tech March 14, 2021 - 23:46

Elon Musk sapo arriti një rekord të ri për sa i përket pasurisë së tij. Ai fitoi një shumë rekord prej 25 miliardë dollarësh brenda një dite. Rritja prej 20% i Tesla Inc. të Martën u cilësua si më e madhja për më shumë se një vit  dhe e çoi pasurinë e themeluesit miliarderi në 174 miliardë dollarë, duke mbyllur hendekun që e ndante me Jeff Bezos, personin më të pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg.

Rritja e aksioneve të Amazon.com Inc të Bezos e ndihmoi atë të fitonte 6 miliardë dollarë, duke e çuar pasurinë e tij në 180 miliardë dollarë. Në janar, Elon Musk mposhti Bezos si personin më të pasur në botë. Pasuria e Musk arriti kulmin më vonë atë muaj në 210 miliardë dollarë, sipas indeksit, një renditje e 500 njerëzve më të pasur në botë. Fitime të qëndrueshme tremujore, zgjedhja e Presidentit Joe Biden me përqafimin e tij të teknologjive të pastra dhe entuziazmin nga investitorët me pakicë nxiti rritjen e aksioneve të Tesla.

Musk dhe Bezos janë duke luftuar për vendin e parë në indeksin e pasurisë Bloomberg që kur themeluesi i Tesla mori kryesimin në janar, muajin që pasuria e tij arriti 210 miliardë dollarë. Që atëherë, Bezos rifitoi titullin e më të pasurve në botë pasi aksionet e prodhuesit të makinave elektrike u fundosën deri në 36%. Tani të dy manjatët janë më pak se 6 miliardë dollarë larg njëri-tjetrit./abcnews.al