Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Bitcoin me një rekord të ri, kapërceu 50,000 dollarë

Bitcoin me një rekord të ri, kapërceu 50,000 dollarë

Auto&Tech February 16, 2021 - 19:11

Që nga fillimi i vitit, Bitcoin është forcuar për 72 për qind.

Bitcoin kapërceu mbi 50,000 dollarë sot, një rekord i ri i të gjitha kohërave, nxitur, ndër të tjera, nga njoftimi i ndërmarrjes softuerike MicroStrategy se do të mbledhë 600 milion dollarë duke shitur para efektive dhe të investojë të ardhurat në blerjen e kriptovalutës më të vjetër në botë, raporton “Reuters”, transmeton “Zeri.info”

Sipas “Reuters”, nga fillimi i vitit e deri më tani Bitcoin është forcuar me rreth 72 për qind dhe arriti një lartësi të re prej $ 50,602, më parë tregtonte me 3,3 përqind në 49,537 $, por pasi prodhuesi i makinave elektrike Tesla njoftoi se kishte investuar 1.5 miliardë dollarë në blerjen e kësaj monedhe virtuale, automatikisht iu rrit vlera.

Kompania e programeve të biznesit MicroStrategy njoftoi sot se do të mbledhë 600 milion dollarë duke shitur kartëmonedha të konvertueshme dhe do të përdorë të ardhurat për të blerë Bitcoin, duke rritur më tej investimin e saj të vazhdueshëm në atë kriptovalutë.

Kjo kompani është bërë një nga ithtarët më të shquar të Bitcoin, duke grumbulluar vazhdimisht sasinë e asaj monedhe vitin e kaluar ndërsa vlera e saj u rrit./Zëri