Për çfarë e përdorën evropianët internetin më 2020

Për çfarë e përdorën evropianët internetin më 2020

Auto&Tech January 26, 2021 - 18:02

Interneti është bërë një mjet i rëndësishëm në progresion rritës gjatë viteve të fundit dhe veçanërisht gjatë vitit 2020, që u përshkua nga fillimi në fund prej pandemisë COVID-19, karantinës dhe rregullave të distancimit social.

Sipas një studimi të Eurostat, në 2020, 87 për qind e banorëve të Bashkimit Evropian të moshës 16-74 kanë përdorur internetin gjatë 3 muajve të fundit.

Këto shifra lëvizin nga 70 për qind në Bullgari deri tek 99 për qind në Danimarkë. Përdorimi i internetit është rritur me shpejtësi gjatë viteve të fundit; në 2010 përfshinte 67 për qind të popullsisë, ndërsa në 2015, 78 për qind.

Në 2020 sipas studimit të Eurostat internet u përdor kryesisht për të dërguar dhe marrë e-maile (74 për qind), për të gjetur informacion lidhur me shërbime të ndryshme (69 për qind), për mesazhe (68 për qind), për lajme online (65 për qind), telefonata dhe video-telefonata (60 për qind).

Një pjesë e njerëzve e përdorën internetin për çështje bankare, për të dëgjuar muzikë apo për të kërkuar informacione shëndetësore.

Të qëndrosh i lidhur në kushtet e distancës sociale

Për të respektuar masat e distancimit social të aplikuara në të gjitha vendet e BE duke nisur nga marsi 2020, një mënyrë ishte të qëndroje i lidhur përmes telefonit ose video-telefonatave përmes internetit.

Në Bashkimin Europian, 60 për qind e popullsisë të moshë 16-74 vjeç bënë telefonata përmes internetin në 3 muajt e fundit të 2020, sipas sondazhit të Eurostat.

Në të gjitha aktivitetet e lidhura me internetit telefonata dhe video-telefonata kanë pësuar rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2019 (52 %), që nga nisja e mbledhjes së të dhënave lidhur me to (17 për qind në 2008).

Ndër shtet e Bashkimit Evropian me të dhëna të disponueshme, telefonata apo video-telefonatat përmes internetit ishin më popullore në Qipro (85 për qind) dhe Holandë me 83 për qind.

Ndryshe nga këto vende, ky shërbim ishte më i ulët në Çeki dhe Slloveni, ku pak më shumë se gjysma (52 për qind) e popullsisë e moshës 16-75 për qind përdorën internetin për të bërë telefonata apo video-telefonata në 3 muajt e fundit të 2020. /euronewsal