Samsung prezanton telekomandën që nuk ka nevojë për bateri

Samsung prezanton telekomandën që nuk ka nevojë për bateri

Auto&Tech January 10, 2021 - 11:50

Samsung ka krijuar një telekomandë të re që nuk ka nevojë për bateri, por që mund të karikohet nga rrezet e diellit.

Gjiganti i teknologjisë prezantoi pajisjen që ka një panel të vogël diellor brenda dhe shpjegoi se karikimi mund të bëhet duke e lënë në rrezet e diellit ose me fishë.

Sipas Samsung, diçka e tillë do të kursejë rreth 99 milionë bateri gjatë 7 viteve të ardhshme./rtk