Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Një jaht në formën e një gaforreje, do të kushtojë 22 milion euro

Një jaht në formën e një gaforreje, do të kushtojë 22 milion euro

Auto&Tech January 05, 2021 - 23:01

“Lazzarini Design”, një studio italiane, ka projektuar një superjaht futuristik, me 6 dhoma gjumi, panele diellore në dy anët e katamarani dhe një hapësirë për të transportuar edhe një automjet.

I quajtur “Pagarus”, ky mjet lundrues pritet të kushtojë rreth 22 milionë euro. Ai do të ketë një gjatësi 25 metra dhe një shpejtësi 28 milje në orë.

Ky jaht mund të mbajë 8 pasagjerë dhe 4 anëtarët e ekuipazhit. Studioja italiane e përshkruan realizimin e saj si të frymëzuar nga natyra. /A2